Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 18:15

Kamenicë -Njësitë e KFOR-it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Kamenicës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Den Harvi, i tha Radios Evropa e Lirë se aty janë gjetur arka armësh, raketa, granata dhe municion. “Të gjitha janë shkatërruar nga ekspertët e KFOR-it”, ka thënë Harvi.

Ai nuk ka folur për detajet tjera, por ka thënë se ky armatim mund të ketë mbetur nga lufta e fundit. “KFOR-i ndërmerr veprime të tilla të paktën dy-tre herë në javë, por ky rast ishte i veçantë pasi që kishte një numër të madh armatimi të zbuluar”, ka thënë zëdhënësi Harvi. (LajmeShqip.com)