Lajme Shqip Friday, 02 August 2013 14:30

Këngëtarja Kaltrina Selimi sapo ka publikuar këngën e saj më të re të shoqëruar me klip e cila titullohet ‘Zemër’.

Një këngë mjaftë e ëmbël me një klip tejet verorë, ky projekt i ri pritet të shndërrohet menjëherë në një nga hitet e kësaj vere.

Muzika është punuar nga Flori, teksti nga Endrit Mumajesi, ndërkaq klipi është punuar nga produksioni ‘Asha’.

Në këtë klip, Kaltrina duket mjaftë hot dhe me stil ndërkaq si gjithomonë, prapa look-ut të saj qëndron kreatorja Dona Matoshi me të cilën ajo bashkëpunon tash e disa vite.