Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 08:20

Arkeologët kanë rrënuar dhe kanë gjetur kalendarin Maja të shekullit të IX në Guatemala. Ky kalendar ishte i përbërë nga piktura në mure dhe llogaritje të lidhura me kalendarin Maja.

Sipas ‘Associated Press’ që ka publikuar lajmin, në kalendar nuk është përmendur 21 dhjetori 2012 si fundi i botës pavarësisht besimeve apo spekulimeve të njerëzve.

“Pse ata do t’i bënin këto llogaritje kur bota do të përmbysej këtë vit?”- është shprehur Anthony Aveni studiues i Astronomisë.

Disa nga hieroglifet janë pikturuar në të kuqe dhe disa në të zezë dhe duket se përfaqësojnë ciklet e plota të llogaritura nga fisi Maja ku studiuesit shprehen se janë 365 ditët diellore të kalendarit, 584 ciklet ditore të planetit Venus dhe 780 ciklet ditore të planetit Mars.

Pra për herë të parë janë parë llogaritje të caktuara në një mur si të ishin në një dërrasë të zezë. Sipas studiuesve fiset e vjetra Maja kanë parashikuar se bota do të vazhdojë të ekzistoje edhe 7000 vite duke filluar nga tani.