Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 05:59

Nё spitalin ‘Albert Einstein’ nё San Paolo, gruaja e futbollistit Caroline Celico ka nxjerrё nё jetё fёmijёn e tyre tё dytё: njё vajzё.

Princeshёn e tyre tё vogёl e kanё quajtur Isabella. Ajo ka lindur 3.170 kg dhe 48 cm e gjatё. Ndёrkohё ajo ёshtё njohur me vёllain e saj tre vjeçar Luca.

Burrё e grua, tё dy tё besimit evangjelik, janё nё qiellin e shtatё. Por Kaka nuk ka patur mundёsi ta shijojё kёtё moment deri nё fund, pasi i ёshtё dashur tё niset menjёherё pёr nё Spanjё, pёr ndeshjen e Real Madridit kundёr Valencias. Dhe siç ёshtё parё gёzimi familjar ka patur njё ndikim shumё tё mirё tek ai gjatё ndeshjes.

Nesёr ka sёrish njё ndeshje; dhe vetёm atёhere Kaka-ja mund tё kthehet tek princesha e tij.

Dhe njё detaj i veçantё ёshtё data e lindjes sё vajzёs sё tij, njё ditё mbas tё atit. Kaka e feston ditёlindjen mё 22 Prill ndёrsa vajza e tij mё 23 Prill.