Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 22:46

Kajro – Disa mijë qytetarë protestuan sot në Kajro me moton “Revolucioni i dytë”, duke u bërë thirrje autoriteteve ushtarake që t’i përshpejtojnë reformat në shtet.

Myslimanë dhe krishterë janë lutur në sheshin Tahrir, siç e bënin këtë në protestat, pas të cilëve u rrëzua nga pushteti presidenti Hosni Mubarak.

Autoritetet paralajmëruan se elemente “të dyshmita” është e mundur të tentojnë të shkaktojnë kaos gjatë lutjeve tradicionale të së premtes.

Nobelisti, Mohamed el Baradej tha se është shumë i brengosur për shkak të mungesës së forcave të sigurisë. Vëllezërit myslimanë, forca me ndikim më të madh iu kundërshtua protestave dhe vlerësoi se ky është tentim që të shkaktohet përçarje mes armatës dhe popullit.