Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:29

Kajro – Fraksionistët rival palestinez, Fatah dhe Hamas, sot, në Kajro, nënshkruan marrëveshjen kyçe për pajtim, në çka ndërmjetësonte Egjipti, ndërsa i cili ka për qëllim t’i japë fund armiqësisë 4 – vjeçare.

Marrëveshja parashikon formimin e Qeverisë kalimtare të përbashkët palestineze para zgjedhjeve të përgjithshme, që duhet të mbahen vitin e ardhshëm.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në selinë e Shërbimit zbulues egjiptian në Kajro, kumtuan mediat britanike.

Presidenti palestinez, Mahmud Abas, deklaroi se me marrëveshjen “i vihet fundi katër viteve të zeza” të cilat i dëmtuan interesat shtetërore palestineze.

Abas lajmëroi se, në afatin më të shkurtër të mundshëm, do ta vizitojë Rripin e Gazës, që është nën kontroll të Hamasit.