Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 13:30

Angli – Tiranosaurus Rex është kafsha prehistorike që ka pasur kafshimin më të fuqishëm nga të gjitha krijesat që kanë ekzistuar në Tokë.

Sipas një studimi të ri, kafshimi i tij është i barabartë me 3 ton, afërsisht sa pesha e një elefanti. Kjo matje bazohet në një skaner me lazer të kryer nga shkencëtarët anglezë dhe është publikuar në gazetën ‘Biology Letters’.

Doktori Karl Bates nga Universiteti i Liverpulit që udhëhoqi këtë studim, mori si model një kopje të një skeleti të Tiranosaurus Rex që është ekspozuar në muzeun e Mançester. (LajmeShqip.com)