Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 21:33

Kabul – Zyrtarët e Afganistanit kanë lajmëruar se 14 gra dhe fëmijë janë vrarë nga një sulm i NATO-s në pjesën jugore të vendit, ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë.

Zëdhënësi i qeverisë krahinore, Davud Ahmadi, ka thënë se gjashtë persona janë lënduar në sulmin e së shtunës, i cili ndodhi në krahinën e Helmandit.

Guvernatori i kësaj krahine e ka bërë publike një deklaratë ku thotë se 12 nga 14 personat e vrarë janë fëmijë, prej të cilëve shtatë ishin djemë e pesë vajza.

Zëdhënësi i NATO-s, Major Tim Xhejms, ka thënë se aleanca është duke e inspektuar vendin e ngjarjes.