Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 13:55

Kabul – Të paktën dy sulmues-vetëvrasës kanë sulmuar një kompleks të NATO-s nën komandën italiane, në Afganistanin perëndimor.

Zëdhënësi i MPB-së afgane deklaroi se sulmuesit e kanë kryer sulmin në afërsi të bazës së ekipit të përbashkët civil dhe ushtarak për rindërtim të provincave në Herat. Ai theksoi se në këmbimzjarrin që ka pasuar me viktima, por nuk precizoi nëse bëhet fjalë për të vrarë ose të plagosur. Televizioni lokal tregoi xhirime nga shpërthimi në Herat.

Një dëshmitar okular deklaroi se ka parë trupa të disa ushtarëve në uniformë të huaj, ndërsa në qytet janë dëgjuar të shtënë nga armë zjarri.

Sipas televizionit të Katarit “Al Xhazira” kanë humbur jetën dy policë afganë, ndërsa dhjetë janë lënduar.

Sipas zëdhënësit të talebanëve, ndërtesa është sulmuar nga katër atentatorë vetëvrarës.