Një ngjarje mjaft e sikletshme i ka ndodhur Justin Bieber teksa ngjiste skenën në “Wango Tango 2012” të Kalifornisë.
Teksa shkëputej nga turma e fansave për t’u ngjitur në skenë, modeli i pantallonave me shtrat të varur ka bërë që Justin-it t’i zhvishen kollaj nga prekjet e euforishme të fansave.
Incidenti i tij ka bërë që të shpërthejnë polemika se çfarë po ndodh me fëmijët, adoleshentët dhe me stilin e tyre të pantallonave tejet të lira.
Ngjarja ka ndezur këtë debat duke e cilësuar këtë stil veshje të adoleshentëve si aspak tërheqës, por që i bën ata të duken sikur mbajnë pelena veshur.
Ndërkaq, komentet e mediave ndërkombëtare e kanë ironizuar incidentin e Biber duke shtuar se e dashura e tij, Selena Gomez duhet ta qortojë atë që ta shtrëngojë më mirë rripin e pantallonave.
Moda e adoleshentëve që veshin pantallona të stërmëdha dhe madje edhe pa rrip, i ka këto incidente nga pas, shtojnë gazetat.
Por Justin Bieber e ka kaluar me sportivitet episodin dhe miqtë e tij e kanë komentuar ngjarjen si diçka që mund t’i ndodhë kujtdo. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 15 May 2012 14:05