Ishte një natë shumë e mirë për Justin Bieber, pasi ai ka arritur të marrë pesë çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards.
Bieber ka marrë për herë të gjashtë me radhë çmimin për ‘këngëtarin mashkull më të mirë’ e ndër çmimet tjera ishte edhe ‘artisti më i mirë ndërkombëtar’, ‘fansat më të mëdhenj’ dhe ‘stili më i mirë’.
Kështu, Bieber ka grumbulluar plot 18 çmime EMA, duke kaluar edhe reperin Eminem i cili ka fituar 15 ndër vite.
Ed Sheeran, Nicki Minaj, One Direction, Rihanna, Macklemore & Ryan Lewis, Taylor Swift dhe Shawn Mendes gjithashtu kanë fituar çmime, bazuar në më shumë se gjysmë miliardë vota të mbledhura nga e gjithë bota, transmeton lajmi.net.
Më poshtë keni listën e plotë të fituesve të mbrëmjes së sotme në MTV Europe Music Awards 2015:
Kënga më e mirë – Taylor Swift featuring Kendrick Lamar: Bad Blood
Pop Artisti më i mirë – One Direction
Artistja më e mirë femër – Rihanna
Artisti më i mirë mashkull – Justin Bieber
Artisti më i mirë ‘live’ – Ed Sheeran
Artisti më i mirë i ri – Shawn Mendes
Videoja më e mirë – Macklemore & Ryan Lewis: Downtown
Artisti më i mirë Rock – Coldplay
Artisti/artistja më i/e mirë Alternativ – Lana Del Rey
Artisti/artistja me i/e mirë Hip-hop – Nicki Minaj
Artisti më i mirë Elektronik- Martin Garrix
Artisti që meriton vëmendje – Shawn Mendes
Bashkëpunimi më i mirë – Justin Bieber, Skrillex, Diplo: Where Are You Now?
Dukja më e mirë – Justin Bieber
Fansta më të mëdhenj – Justin Bieber
Performanca më e mirë në një skenë botërore – Ed Sheeran V Festival, Hylands Park, UK 2014
Çmimi për vizionarë të videos – Duran Duran
Akti botëror: Amerikë Veriore – Justin Bieber
Akti botëror: Australi dhe Zelandë e Re – 5 Seconds of Summer
Akti botëror: Amerikë Latine – Anitta
Akti botëror: Evropë – Marco Mengoni
Akti botëror: Afrikë/India – Diamond Platnumz
Akti botëror: Azi – Jane Zhang
Monday, 26 October 2015 09:24