Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 12:21

Luksemburg – Eurozona është në kufi të recesionit teknik, deklaroi në konferencën për shtyp në Luksemburg, kryetari i Eurogrupit, Jean Claude Juncker.

Recesion teknik, sipas ekspertëve financiarë, ka në rastet kur vërehet zvogëlim i Bruto prodhimit vendor në të paktën dy tremujorë të njëpasnjëshëm.

Pritjet janë se në kuartalin e fundit të vitit të kaluar, aktiviteti ekonomik në vendet e eurozonës ka filluar dalëngadalë të rikuperohet, por të dhënat zyrtare statistike akoma nuk janë publikuar. Të ngjashme janë pritjet edhe për tremujorin e parë të vitit në vijim.

Supozohet se në këtë periudhë do të ketë zero ndryshim në BPV-në e vendeve nga eurozona, pas çka do të fillojë periudha e përmirësimit të dobët.