Sapo keni njohur një mashkull dhe sa më shumë kohë që kaloni me të aq më tepër ju pëlqen? Nëse është kështu, mos harroni që nuk është vetëm ai në këtë botë; kurrë mos e lini pas dore edhe shoqërinë!
Sekreti i një marrëdhënieje të suksesshme është të tregoni vëmendjen e duhur si për të dashurin, ashtu edhe për miqtë tuaj. Por duhet të keni parasysh se, ashtu siç ju keni miqtë tuaj edhe ai ka shoqërinë e tij.
Bëhesh xheloze se i dashuri yt ka një shoqe të ngushtë? Por e vërteta është se ai nuk ju sheh të dyjave njësoj; ajo e bën që të qeshë, por je ti që e eksiton, tërheq dhe i pëlqen! Në raste të tilla, përpiqu që të njihesh me të dhe të jesh e shoqërueshme, e jo t’i vihesh kundra (nuk është e nevojshme të bëheni shoqe të ngushta). Në fund të fundit, ajo ka në dorë veshin e tij dhe mund t’i pëshpëritë vetëm gjëra të këqija për ju nëse ka dëshirë.
E rëndësishme gjithashtu është që ju t’i flisni mirë për shoqërinë tuaj, të tregoheni të kujdesshme dhe mos t’i tregoni asnjë sekret për shoqet tuaja, pasi një ditë mund të përdoren kundër jush, ose mund të ndikojnë negativisht në mendimin e tij për shoqërinë tuaj.
Të krijosh një marrdhënie të mirë mes të dashurit tënd dhe shoqërisë tënde mund të jetë shumë e vështirë, por ju duhet të jepni maksimumin tuaj që të keni një jetë të plotë e të qetë.
Saturday, 07 January 2012 11:30 