Beograd – Kryetari i Partisë Liberale – Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka akuzuar qeverinë e Beogradit se i ka “prodhuar barrikadat në Kosovë, ashtu siç ka bërë 20 vjet më parë në Kroaci” dhe se është e paaftë që të propozojë zgjidhje në këtë hapësirë, raporton REL.
“Nuk është problem Kosova, problem është Beogradi. Problem është edhe presidenti ynë, të cilin duhet ta ndihmojmë”, ka thënë Jovanoviq, në një takim të organeve drejtuese të partisë së tij.
Ai ka vlerësuar se “katër kryetarët e vetëshpallur të komunave në veri të Kosovës po e sfidojnë presidentin e shtetit”.
“Serbët në veri të Kosovës janë peng të pafuqisë së Beogradit, pasi që qeveria nuk ka fuqi që të propozojë zgjidhjen”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se zgjidhja për problemet në veri të Kosovës është përdorimi i planit të Ahtisarit.
Monday, 24 October 2011 09:11