Ndonëse ka shtuar 20 kilogramë gjatë shtatzënisë, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka arritur që pas lindjes të rikthejë linjat perfekte trupore. Kështu ka thënë ajo në një intervistë Bluetooth.
“Gjatë periudhës së shtatzënisë kam shijuar maksimalisht të gjitha ushqimet, edhe ato që ia kisha privuar vetes më parë, ndaj shtova dhe mbi 20 kilogramë. Këtë gabim nuk do ta bëj më në të ardhmen, shpresoj, ndaj mos më merrni për shembull”, ka thënë Jonida Maliqi në lidhje me formën e saj.
Këngëtarja po ashtu ka thënë se e ka shijuar shumë peshkun dhe produktet e tij, mishin, sidomos atë të pulës, frutat, si dhe e kishte ekzagjeruar me ëmbëlsirat dhe akulloret.
Ajo mendon se ky ushqim i kishte bërë shumë mirë djalit të saj sepse çdo fëmijë ka nevojë për vitaminën D, përderisa e ka konsideruar se të ushqyerit me gji ishte një periudhë e vështirë pasi që në të njëjtën kohë ajo punon për të humbur disa kilogramë.
Monday, 18 February 2013 12:21