Ai është i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private, por kur bëhet fjalë për fëmijët e tij aktori Johnny Depp thotë përherë fjalën e duhur.
I ndarë së fundmi nga partnerja, nëna e fëmijëve të tij Vanesa Paradis, Depp ka deklaruar se nuk e kishte provuar asnjëherë lumturinë përpara se të bëhej prind.
“Kam qenë përherë i zbrazët edhe atëherë kur kisha vërtet raporte të qëndrueshme. Me ardhjen e fëmijëve të mi në jetë, jeta ime ka marrë kuptim. Ata më dhuruan lumturinë që më mungonte”, ka thënë aktori Depp. “Deri në momentin kur erdhi në jetë fëmija i parë kam bërë një jetë të shthurur, pa pasur një motiv të qenësishëm për të jetuar. U zgjova vetëm kur provova ndjesinë e të qënit prind”
Nga bashkëjetesa disa vjeçare me këngëtaren franceze Vanesa Paradis, ata patën dy fëmijë, 12-vjeçarin Lily Rose dhe 10-vjeçarin Jack. Momentalisht Depp është nën rrugëtimin e gjatë të premierave të filmit të tij më të fundit “Dark Shadows”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 May 2012 11:30 