Rastet që kanë paditur aktorin John Travolta për ngacmim seksual tashmë janë shtuar.
Okorie Okorocha, avokati mbrojtës i paditësve, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, ka thënë se është kontaktuar nga persona të tjerë që e akuzojnë për ngacmim seksual të ngjashëm, por se ndaj asnjërit rast nuk do të nisë proçedurë ligjore deri në investigimin e plotë të rasteve.
Ndërkohë avokati i Travoltës, Marty Singer ka thënë: “Në Amerikë qëndron problemi se çdokush mund të padis këdo. Megjithatë, në rastin konkret, paditësi anonim dhe avokati i tij do të bëhen pishman për fabrikimin e këtij informacioni keqdashës. Do të jemi ne ata që më pas do t’i hedhim të dy në gjyq.”
Masazhatori, paditësi anonim, kërkon prej Travoltës një dëmshpërblim prej 2 milion dollarëve pas stresit që i ka shkaktuar.
John Travolta është martuar me aktoren Kelly Preston që prej vitit 1991. Fëmija e tyre më i madh, Jett, vdiq në vitin 2009. Mbas kësaj çifti ka patur dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu dhe 2-vjeçarin Benjamin. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 09 May 2012 16:00 