Në një kohë kur John Travolta po sulmohet nga akuza të shumta për ngacmim seksual, ai ka preferuar që familjen e tij ta largojë nga ky ambient dhe të shkojë bashkë me ta për pushime në Bahamas.
Sipas medias rozë E!News teksa ethet e akuzave ndaj tij shtohen, Travolta ka marrë bashkëshorten e tij Kelly Preston dhe fëmijët për të kaluar disa ditë të qeta në ishullin e mrekullueshëm. Përpara se 58 vjeçari të nisej për pushime, mësohet të ketë pasur takime të shpeshta me avokatin e tij, në përpjekje për të luftuar akuzat e masazhatorëve për ngacmim seksual , të cilët kërkojnë që nëpërmjet çështjes gjyqësore të dëmshpërblehen prej tij me para.
Ndërkohë që thashethemet janë ndezur se bashkëshortja e tij Kelly ka filluar të përgatisë dokumentet për divorcin, pavarësisht qëndrimit konservator ndaj familjes, Preston nuk ka bërë asnjë koment për shtypin dhe duket se po i qëndron në krah bashkëshortit të saj prej dy dekadash, nga i cili pak ditë më parë mori një dhuratë shumë të bukur për Ditën e Nënës. Travolta i kishte përgatitur bashkëshortes së tij një klip të gjatë prej 4 minutash, i cili përmblidhte një montazh të një duzine fotografish private të familjes së tyre. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 30 May 2012 09:26 