Lajme Shqip Sunday, 17 March 2013 08:30

Ata kanë kënduar edhe më parë disa nga kënëgët më të popullarizuara rep dhe këtë e kanë bërë sërish.

Justin Timberlake ka qenë mysafir në “Late Night” të Jimmy Fallon dhe që të dy bashkë, kanë treguar aftësitë e të bërit rep.

Justin dhe Jimmy kanë kënduar deri tani tri herë, duke mbledhur edhe miliona klikime në YouTube.

Këtë e ka treguar vetë Jimmy para se të fillonte në programin e tij, pjesën e emisionit me temën “Historia e repit”, shkruan Daily Mail.

Natyrisht, ata nuk kanë bërë rep serioz si Eminem.