Ish e dashura e Jim Carrey është gjetur e vdekur pasi mendohet se ka vrarë veten me mbidozë nga droga.
Jim Carrey dhe Cathriona White janë ndarë vetëm para pak ditësh, ndërsa të hënën në mbrëmje ajo është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj,
Ajo ishte vetëm 28 vjeçe ndërsa mendohet se ka vdekur nga mbidoza me drogë, transmeton lajmi.net.
Aktori ka shkruar një mesazh prekës i cili u publikua në US Weekly, ku ka thënë:
“ Jam i tronditur dhe thellë i pikëlluar nga vdekja e Cathrionës time të ëmbël. Ajo ishte një lule irlandeze me të vërtetë e butë dhe delikate, shumë e ndjeshme për këtë tokë, për të cilën të dashuronte dhe të ndihej e dashuruar ishte gjithçka që shkëlqente.
“Zemra ime shkon me familjen dhe miqtë e saj dhe me të gjithë ata që e donin dhe kujdeseshin për të. Ne të gjithë jemi goditur nga një rrufe me këtë ngjarje”.
Wednesday, 30 September 2015 10:14