Në SHBA nuk është mbyllur ende episodi tragjik që dërgoi në vetëvrasje 30-vjeçaren Cathriona White, ish e fejuara e aktorit të famshëm komik, Jim Carrey.
Mësohet se pranë trupit te se cilës hetuesit kanë gjetur edhe tre pilula, të cilat mendohet se i janë përshkruar asaj nga vetë aktori.
Ndërkohë, sipas LA County Medical Examiner’s Office, trupi i saj është marrë për tu varrosur nga i shoqi, prej të cilit, sipas të dhënave, do të ndahej në dhjetor të këtij viti, për tu lidhur më pas përfundimisht me Carreyn.
Gjithsesi, analiza toksikologjike e 30-vjeçares do të realizohet në janar të vitit që vjen.
Thursday, 08 October 2015 11:44