Lajme Shqip Monday, 25 February 2013 15:06

Jim Carrey nuk ka lënë pa bërë diçka komike gjatë ndejës së organizuar për nder të natës së “Oscar”.

Carrey është paraqitur në ndejën e organizuar nga Elton John, me këmbë të zbathura por që në fakt ishin këmbë të improvizuara me një madhësi enorme, shkruan Daily Mail.

Carrey ka shkruar më pas edhe në Twitter për paraqitjen e tij në këtë ngjarje.

“Ndeja ishte vërtetë qejf. Këmbët e mia të mëdha dhe engjujt e mi të vegjël në krah, kanë qenë një shprehje e një shpirti paqedashës”, ka shkruar aktori.