Lajme Shqip Saturday, 19 May 2012 20:00

Tiranë – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në Ditën Kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë bëri thirrje për më shumë vëmendje dhe dashuri ndaj tyre.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin e organizuar nga Shoqata kombëtare e fëmijëve jetimë në bashkëpunim me shkollat e Tiranës, kryetarja Topalli tha se ndonëse parlamenti ka miratuar disa ligje dhe ka shtuar fondet, sërish kjo është e pamjaftueshme.

“Ju nuk jeni vetëm, sepse shteti e ka për detyrë të punojë për ju, sepse shteti punon për ju, se shoqëria civile punon për ju dhe financon seriozisht, që juve të mos ju mungojë asgjë”, tha ajo. (LajmeShqip.com)