Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 13:58

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar opinionin publik dhe mediat se drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi ka kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi që të lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Thaçi kërkesën për lirim nga pozita e Drejtorit e ka bërë për shkak të angazhimeve të tij akademike.