Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 17:12

Lajme tё kёqija pёr J.Lo….

Burri i saj i parё, Ojani Noa, me tё cilin ёshtё divorcuar mё 1997 njё vit mbas martese, mё nё fund ka fituar betejёn ligjore kundra divёs dhe tashmё mund tё pёrhapi njё video shumё private tё J.Lo-sё.

Prej vitesh ish-kamarieri kёrkonte qё tё pёrfitonte nga martesa e tij jetёshkurtёr me divёn e popit duke u pёrpjekur qё tё shiste filmime intime tё çiftit, por qё avokatёt e saj gjithmonё kishin arritur tё bllokonin publikimin e tyre falё njё marrёveshje tё nёnshkruar nё dokumentat e divorcit, njё klauzolё e cila e ndalonte Noanё tё publikonte çfarёdolloj dokumenti rreth jetёs sё saj private.

Por Ojani mё pas ja ka shitur kёtё material tё dashurёs sё tij aktuale, Claudia Vasquez. Kjo e fundit sipas Radarit Online mё 27 maj ka fituar tё drejtёn ligjore tё nxjerrjes nё treg tё kёtij materiali!!!

Nё kёtё mёnyrё, duke qёnё pronar i njё materiali tё blerё ajo i ka dhёnё dritёn jeshile proçesit ligjor pёr ta nxjerrё nё treg.

Filmi thuhet tё jetё edhe si njё lloj dokumentari mbi tё vёrtetёn e Jenniferit, historinё e martesёs sё saj dhe suksesin.