Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 14:48

Gjendja kritike shëndetësore e mamasë zbeh brengat e Jennifer Anistonit. Sipas Mail OnLine Jennifer ka nxituar drejt spitalit kur ka mësuar që nëna e saj 75-vjeçare ishte shtrirë për shkak të një goditjeje paralitike që kishte pësuar gjatë fundjavës.

I dashuri i saj Justin Theroux që e ka shoqëruar drejt spitalit, ka qëndruar duke e pritur jashtë dhomës së spitalit. Mendohet se gjëndja e saj të ketë qënë rëndë aq sa të mos jetë në gjëndje për të folur. Jennifer është parë të fliste me dikë që po qante përpara se të hynte në dhomën e nënës së saj.

Marrëdhëniet midis të dyjave kanë qënë sikur të ishin të huaja për njëra-tjetrën që prej më shumë se një dekade. Në vitin 2001 Jennifer nuk e ftoi nënën e saj nancy nëmartesën me Brad Pitt.

Sot ato nuk pranojnë të bëjnë asnjë koment rreth kësaj ngjarje duke thënë shkurt: “Kjo është një çështje familjare.” (LajmeShqip.com)