Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston kanë shumë gjëra të përbashkëta: ato janë yje të listës A në fushën e aktrimit, të dyja janë dashuruar me të njëjtin person, Brad Pittin, dhe të dyja mund të shkaktojnë kaos në trafik kur dalin rrugës në këmbë.
Por ato kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: shijet për aksesorët e modës. Diçka e habitshme është vënë re ndërmjet tyre: megjithëse në dy kontinente të ndryshme, ato janë shfaqur të veshura me të njëjtët aksesorë, si të ishin marrë vesh me telefon! Të dyja kanë qënë duke mbajtur çantë dore të Tom Ford “Carine”, të dyja me të njëjtën ngjyrë, me mbërthyese dhe zinxhir të artë… identike!
Por kjo nuk mbaron me kaq! Të dyja duket që kanë veshur të njëjtin stil syzesh dielli dhe të njëjtën masë.
Sigurisht që kjo ngjashmëri ndërmjet tyre është vetëm një koinçidencë, pasi Angelina është shfaqur me këtë pamje nga fillimi i muajit në Londër, ndërsa Jennifer është shfaqur sot në mëngjes teksa shkonte për të regjistruar programin e “Today Show”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 September 2011 12:33 