Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 15:18

“Horrible Bosses” quhet filmi i drejtuar nga Seth Gordon, protagonistёt e tё cilit janё: Colin Farrell, Jennifer Ansiton, Kevin Spacey dhe Jamie Foxx.

Filmi flet pёr tre shefa, vёrtetё tё tmerrshёm, qё i terrorizonin aq shumё vartёsit e tyre, saqё tre prej punonjёsve bёjnё njё komplot pёr t’i hequr qafe njё herё e mirё.

Personazhi i shefit tё keq ёshtё njё prototip i njohur gjerёsisht, i cili e torturon punonjёsin e tij gjatё dhe jashtё orarit tё punёs. Kjo marrёdhёnie midis punonjёsit tё mёrzitur dhe mbikqyrёsit tё tij ka qenё shpesh herё temё pёr shumё filma, me skena servilizmi tё detyrueshёm dhe komik.

Por, me njё pamje kaq seksi tё Jennifer Aniston, tё gjithё jemi shumё kurioz pёr tё parё kёtё film. Kush mund tё jetё mёnyra pёr tё hequr qafe njё shefe kaq tё bukur dhe seksi?… (LajmeShqip.com)