Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 11:19

Sanë – Forcat jemene të sigurisë hapën zjarr me municion ndaj demonstruesve në qytetin jugor Taiz, ku janë vrarë të paktën 20 persona dhe u lënduan 90 të tjerë, njoftuan burime nga spitalet lokale.

“Të paktën 20 demonstrues u vranë”, deklaruan organizatorët e protestave pasi që forcat e sigurisë i shprëndanë njerëzit e grumbulluar në Sheshin e lirisë në Taez, qyteti i dytë sipas madhësisë në Jemen.

Rreth 200 persona u dëmtuan nga gazi lotsjellës, që forcat e sigurisë e përdorën ndaj demonstruesve, që kërkojnë presidenti Ali Abdula Saleh të tërhiqet nga pushteti.

Demonstruesit u drejtuan drejt ndërtesës administrative me kërkesën e autoriteteve që të lirojnë një shokun e tyre, i cili ishte arrestuar paraprakisht.

Ndërkohë, në veri të kryeqendrës Sana dëgjohen shtatë shpërthime, të ndejkura me të shtëna me breshëri. Shpërthimet me siguri kanë jehuar në lagjen veriore Hasaba, ku forcat e Salehut zhvilluan përleshje të përgjakshme me fisin Hashed, të kryesuara nga sheiku autoritar Sadik al-Ahmar.

Forcat qeveritare edhe dje hapën zjarr ndaj demonstruesve në Taez, ku humbën jetën gjashtë, ndërsa u plagosën 120 persona.