Sanë – Forcat jemene të sigurisë hapën zjarr me municion ndaj demonstruesve në qytetin jugor Taiz, ku janë vrarë katër persona dhe u lënduan 90 persona, njoftuan burime nga spitalet lokale.
Rreth 200 persona u dëmtuan nga gazi lotsjellës, që forcat e sigurisë e përdorën ndaj demonstruesve, të cilët kërkojnë presidenti Ali Abdula Saleh që të tërhiqet nga pushteti.
Demonstruesit u drejtuan kah ndërtesa administrative me kërkesën e autoriteteve që të lirojnë shokun e tyre, i cili ishte arrestuar paraprakisht.
Ndërkohë, në veri të kryeqendrës Sana dëgjohen shtatë shpërthime, të ndejkura me të shtëna me breshëri. Shpërthimet me siguri kanë jehuar në lagjen veriore Hasaba, ku forcat e Salehut zhvilluan përleshje të përgjakshme me fisin Hashed, të kryesuara nga sheiku autoritar Sadik al-Ahmar.
Monday, 30 May 2011 10:04