Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 14:30

Reperi amerikan Jay-Z ka bërë shumë rrëfime nëpërmjet këngës së tij “Glory”, të cilën e ka postuar sot në profilin e rrjetit të tij social. Kënga është një dedikim për vogëlushen e tyre Blue Ivy Carter, që erdhi në jetë mbrëmjen e ditës së shtunë.

Në këngë Jay-Z flet për Parisin, vendin ku ‘fekonduan’ edhe vogëlushen e tyre, rrugëtimi i së cilës ishte i suksesshëm. Në këngë ai përmend edhe vështirësitë e Beyonces gjatë shtatzënisë, një rast aq tragjik për ta sa kishin frikë se mos vogëlushja e tyre nuk do të mund të vinte në këtë jetë.

“Herën e fundit problemi ishte aq tragjik, aq sa kishim frikë se ti do të zhdukeshe, por jo vogëlushe, ti je magjike…”

“Ndjenja më e mrekullueshme që ndjej, nuk mund të përshkruhet me fjalë. Qielli u çel, u bë blu kur erdhe ti, ti krijesa ime më e mirë…”

“Ti je fëmija i fatit, ti je fëmija i fatit, ti je fëmija im me vogëlushen nga Destiny’s Child…” duke ju referuar në vargjet e fundit bashkëshortes së tij Beyonce.

Dhe në fund të këngës dëgjohen disa të qara fëmije, me siguri të vogëlushes së tyre. (LajmeShqip.com)