Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 11:30

Reperi Jay-Z i ka ofruar Barack Obamës mundësinë për të kënduar me të në një duet në një nga koncertet e tij më të fundit.

Moguli i repit do të mbaj në shtator një koncert të madh në Filadelfia dhe mendon se presidenti i Amerikës do të mund të zinte një vend të mirë në këtë koncert.

Ai është shprehur: “Do t’i bëj një telefonatë dhe do të mundohem që ta bind të këndojë me mua.”

Jay-Z gjithashtu ka shprehur  mbështetjen e tij për Obamën në lidhje me martesat ndërmjet homoseksualëve.

“Çdo kush mund të zgjedh kë të dojë për të dashuruar. Në të kundërt është njësoj sikur të diskriminosh për ngjyrën e lëkurës.” (LajmeShqip.com)