Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 13:05

Prishtinë (PLOTESUAR 18:00)- EULEX-i deklaroi sot pasdite se dëshiron të hedhë poshtë spekullimet e bëra të enjten në media se, ka lejuar vendosjen e një kontenieri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës (veriu i Kosovës).

“EULEX-i nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244”, thuhet në njoftim. (LajmeShqip.com)

***************************************

Jarinje – Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur një kontejner në territorin e Kosovës për nevoja të policisë paralele serbe që funksion në Kosovë. Kontejneri  është vendosur para pak ditësh në brendi të territorit të Kosovës në pikëkalimin kufitar ne Jarinje të Leposaviçit.

Sipas burimeve vendosja e këtij objekti është lejuar edhe nga EULEX-i. Kjo mund të supozohet pasi që automjetet e EULEX-it janë duke qëndruar fare pran kontejnerit. Ky objekt i  policisë së Serbisë është vendosur në kërkesën e komandanti të policisë në veri të Mitrovicës, Gjorgje Dragoviç si dhe majorit të kësaj policie. Nino Mijanoviç.

Zyrtarë  të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia e Kosovë nuk ka informacion për vendosjen e këtij kontejneri. (LajmeShqip.com)