Tokio – Tërmeti katastrofal dhe valët e cunamit të cilët e goditën Japoninë më 11 mars lanë rreth 25 milionë tonë mbeturina, kumtojnë shërbimet për vlerësimin e dëmeve.
Në informatë janë numëruar vetëm tre prefekturat më të rrezikuara – Miagi, Fukushima dhe Ivate. Përveç kësaj, statistika nuk i përfshin automjetet e dëmtuara dhe objektet lundruese, të hedhura në tokë nga vala e ardhur.
Sipas ekspertëve, pastrimi i plotë i mbeturinave mund të zgjatë disa vite. Qeveria japoneze do t’i ndërmarrë të gjitha shpenzimet lidhur me pastrimin.
Numri i viktimave nga tërmeti dhe valët e cunamit tejkalojnë 12,4 mijë persona në 12 prefektura japoneze.
Wednesday, 06 April 2011 06:07