Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 13:54

Beograd – ”Me vetë heqjen dorë nga referendumi serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar mundësinë e kompromisit. Pra, referendum nuk do të ketë, ndërsa më 10 maj do të ketë protestë në Beograd dhe parashikojë që do të jetë një rast kur do të komunikohet ky variant i kompromisit dhe me këtë nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të shkoj në veri të Kosovës”, ka thënë Dushan Janjiq, drejtor i Forumit të Marrëdhënie ndëretnike.

 “Serbët e veriut të Kosovës nuk mund ta mbështesin marrëveshjen e Brukselit, por munden Qeverinë e Serbisë që nëpërmjet saj të përfshihen në zbatimin e saj. Kjo faktikisht do të nënkuptonte që në ekipin e implementimit për çështje që kanë të bëjnë me veriun, duhet të gjenden përfaqësues të serbëve nga ajo pjesë e Kosovës.  Inkuadrimi i tyre në ekipin për implementim do të jetë para së gjithash për përgatitjen e zgjedhjeve, të cilat do të duhet të organizohen deri në fund të vitit edhe në veri. Ata do të duhet të jenë bashkë me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, të Kosovës dhe me koordinim të përfaqësuesve të BE-së. Këto janë detale të cila duhet të shqyrtohen në takimin e radhës të kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, i cili do të mbahet më 10 maj”, ka thënë Janjiq për mediat serbe.