Lajme Shqip Sunday, 03 March 2013 15:18

Fitesi i audicionit “X Factor” në Britani, James Arthur, për të cilin ishte përfolur se mund të ketë filluar ndonjë lidhje me Rita Orën, e ka vërtetuar se këto kanë qenë thashetheme.

Danielle Withey, një bjonde e cila është njohur me James nëpërmjet rrjetit social Twitter, e ka përshkruar gjithë marrëdhënien e saj me Arthur për The Sun.

Ajo ka treguar se ka pasur marrëdhënie seksuale me James Arthur dhe nuk e ka përshkruar edhe aq të mirë me femrat.

Danielle ka thënë për The Sun se këngëtari e ka shtyrë të blejë atë vetë alkool, nuk ka qenë fare i interesuar të bëjë aq shumë bisedë me të dhe se vetëm ka dashur të ketë marrëdhënie seksuale me të.

“Ai nuk di të trajtojë një femër. Ende më kanë mbetur në kokë gjërat që më ka bërë ai”, ka treguar bukuroshja.

Derisa e ka rrëfyer ngjarjen, ajo ka treguar se i gjithë rrëfimi ka nisur në muajin janar, derisa ajo ka shkëmbyer disa “tweets” me James Arthur. Më pas, ky i fundit, i ka dërguar asaj mesazhe private dhe vetëm e ka ftuar në shtëpinë e tij.

Në artikullin që britanikja The Sun shkruan për këtë ngjarje, shkruan edhe faktin se ka pasur më herët thashetheme se ylli i “X Factor” ishte i interesuar të dilte edhe me Rita Orën.