Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 17:13

Hollywood – Një lajm tjetër ka mbërritur për ndarjen e një çifti hollivudian.

James Marsden dhe Lisa Linde janë ndarë. Mbas 11 vitesh martesë, dy ish zogjtë e Hollivudit kanë vendosur që t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Çdo gjë është bërë gati për t’ju paraqitur tashmë gjykatës.

Iniciatore për të paraqitur kërkesën për divorc ka qënë pikërisht bukuroshja Lisa. Sipas deklaratave të saj martesa prej kohësh ishte ‘turbulluar’ mjaft nga disa ‘dredhira’.

Për hir të të dy fëmijëve të tyre James dhe Lisa kanë rezistuar për muaj e muaj bashkë, deri sa kanë shpërthyer përfundimisht, veprim i cili do t’i çojë në luftën për kujdestarinë ndaj fëmijëve. (LajmeShqip.com)