Lajme Shqip Wednesday, 09 May 2012 09:20

“Këngëtari James Blunt ka gjetur vdekjen të enjten e kaluar në moshën 35-vjeçare pas një ataku kardiak, edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën për ta shpëtuar”, ka qenë ky lajmi i dhënë nga CNN, sipas të cilit Blunt ka mbërritur në spital në gjendje të papërgjegjshme dhe se nga ana e familjarëve është kërkuar të bëhet një autopsi.

Ngjarja ka vijuar me njoftimin se departamenti i vrasjeve në policinë e Los Angelos ka nisur një hetim mbi vdekjen e këngëtarit, edhe pse kjo ngjarje nuk mendohej të ishte e shkaktuar nga dikush tjetër.

“Mbrëmjen para se të vdiste James nuk po ndihej mirë. Ai më telefonoi për të më thënë se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore”, është shprehur menaxheri i këngëtarit,  Frank Dileo.

Ka qënë ky lajmi që dje ka shokuar fansat e James Blunt, por që ka rezultuar thjesht një fabrikim dashakeqës nga portali benkling.com, që e përcolli këtë ngjarje sikur e kishte marrë nga CNN. Por 20-vjeçari që kujdeset për këtë faqe interneti Ben Kling është shfajësuar duke u shprehur se nuk e ka hedhur ai atë lajm dhe se nuk ia ka idenë se si ka përfunduar aty!

Nuk ka vonuar shumë dhe James Blunt ka qenë vetë ai që ka mohuar lajmin duke postuar një mesazh humoristik në faqen e tij në FaceBook:

“Nuk jam i sigurtë nëse lajmi është i vërtetë apo jo, por nëse është i vërtetë, atëherë unë mund t’ju njoftojë se jeta mbas vdekjes qënka e ngjashme me Londrën.” (LajmeShqip.com)