Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është shprehur i zhgënjyer me disa nga miqët e tij të veprimtarisë patriotike.
“Një mik i imi, për “miqtë” e mi të djeshëm me dërgoi këtë porosi, për Pëllumbat që nuk ishin pëllumba. Këtë po e ndaj edhe me Ju miqtë e mi të ri”, ka shkruar Krasniqi, në profilin e tij në Facebook.
Poezia:
“Miqtë” e mi!
Një kohë besoja
Në besnikërinë tuaj,
Në sofrën time,
E cila tani është tretur diku?!
Pëllumbat sipas traditës,
Janë simbol i urtësisë,
Por shpesh pas “pëllumbave”
Janë fshehur plumbat e tradhtisë.
Pëllumbat dikur ishin postier,
Postierët dërgojnë lajme të mira,
Shpesh edhe lajme të liga,
“Miqtë” e mi të pa besë?!
(Autorin po e lë anonim)
Tuesday, 12 November 2013 18:14