Prishtinë – Jakup Krasniqi e ka humbur durimin me delegacionin e Kosovës të ngarkuar për bisedime me Serbinë, të cilat po zhvillohen në Beograd.
Kuvendi i Kosovës nuk ka qëndrim sa iu përket bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe kjo pikërisht për shkak të mungesës së informacioneve të delegacionit të Kosovës të kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi të martën ka mohuar deklaratat e Tahirit sa i përket dorëzimit të platformës së bisedimeve në Kuvend, duke thënë se zyrtarisht nuk e ka marrë këtë platformë.
Tuesday, 07 June 2011 17:02