Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në emisionin “Info- Box” të TV Dukagjinit, ka theksuar se zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj do të ishte nëse krijohet një Qeveri teknike, e cila do të kishte përgatitur zgjedhje të drejta dhe të mira.
Krasniqi ka folur edhe për punën që po e bën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke theksuar se shefi i ekzekutivit kosovar nuk po di të komunikojë me publikun, madje ai ka thënë se paraardhësi i Mustafës ka qenë dukshëm më i mirë në këtë drejtim.
“Nuk është vështirë të vërehet që Thaçi e ka një kulturë të komunikimit me opinionin. Ai e thotë atë që e dëshiron opinioni, por jo atë që mendon vetë, për dallim prej Mustafës i cii nuk ka ditur të komunikoj as më deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe as me opinionin. Mustafa madje nuk po komunikon mirë as më partinë e koalicionit. Vet origjina e tij politike nga një sistem tjetër, e bën atë që t’i imitoj njerëzit e gjithëpushtetshëm, e që demokracia nuk e lejon një gjë të tillë”, ka shtuar Krasniqi.
Thursday, 15 October 2015 14:15