Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 14:15

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha në Abu Dabi se çështja në veri të Kosovës është çështje e sundimit të ligjit dhe strukturat kriminale serbe, të mbështetura nga Serbia, po i mbajnë peng qytetarët serbë që duan të kenë një jetë normale në Kosovë.

Jahjaga gjatë një takimi me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nassir Abdulaziz Al Nasser, ka thënë se, autoritetet në Serbi duhet të ndalojnë mbështetjen për këto struktura dhe komuniteti serb duhet të bashkëpunojë me autoritetet e Kosovës për të zbatuar planin Ahtisaari, që garanton të gjitha të drejtat për komunitetin serb në Kosovë.