Prishtinë – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimit presidenti amerikan Barak Obama me rastin e rizgjedhjes së tij president i SHBA-së edhe për katër vjetët e ardhshme. Në telegramin e saj,
Jahjaga ka shprehur urimin e përzemërt të gjithë popullit të Kosovës dhe falënderimin për mbështetjen që Obama i ka dhënë Republikës së Kosovës gjatë katër viteve të kaluara në krye të Shtëpisë së Bardhë. Jahjaga ka shprehur besimin e saj për vazhdim të bashkëpunimit edhe në mandatin vijues të presidentit Obama dhe për një miqësi të përjetshme të popullit amerikan me popullin e Kosovës.
I pari ndër liderët botëror që ka uruar presidentin Obama për rizgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte kryeministri i Britanisë së Madhe Deivid Kamerun. Duke shkruar në Tuitter, Cameron e përshkroi Obamën si një “mik” dhe tha se mezi po priste që të vazhdojnë të punojnë së bashku. Edhe presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy tha nëpërmjet Tëitter se ai është shumë i lumtur për rizgjedhjen e Obamës. Urime të ngrohta për presidentin Obama ka shprehur edhe sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO, Anders Fog Rasmusen. Ai ka lavdëruar punën e kryer gjatë mandatit të parë të Obamës dhe e ka quajtur udhëheqje të shquar që ndikoi në ruajtjen e marrëdhënieve euro-atlantike.
Obamën e kanë uruar edhe presidenti Francës, Fransua Holland shefi i diplomacisë gjermane, Guido Vestervelle dhe .
Lideri kinez Hu Jintao i cili ka vu në pah progresin pozitiv në raportet mes dy shteteve në katër vjetët e kaluara.
Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë.(LajmeShqip.com)
Wednesday, 07 November 2012 14:10