Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 08:01

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, në kuadër të takimeve me drejtues të partive parlamentare, pret në takim kryetarët e subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Në përpjekjen e saj për të ndihmuar për tejkalimin e krizës politike, respektivisht bllokadës së Kuvendit të Kosovës, Jahjaga thirri në konsultime liderët e partive më të mëdha parlamentare.

Dje ajo u takua me liderët e dy partive qeverisëse, Hashim Thaçin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, një nga krerët e PDK-së, Kadri Veseli.

Përfaqësues të lartë të partive opozitare gjatë ditës së djeshme pohuan se e kanë mirëpritur nismën e presidentes dhe paralajmëruan se do të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Plani i Jahjagës është që, pas takimeve të ndara me krerët e pozitës dhe opozitës, të organizojë një tryezë në të cilën do të takohen të gjithë së bashku.