Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar të dielën se raport-progresi i Komisionit Evropian duhet të shërbejë si dokumenti real që do të ndihmojë në përparimin e m
ëtejshëm të vendit.
E pranishme në kuvendin zgjedhor të Odës kosovare të avokatëve, Presidentja Jahjaga theksoi se reformimi i pamjaftueshëm i sistemit gjyqësor, përpos që e zbeh arritjen e qëllimeve strategjike të integrimit euroatlantik, frenon zhvillimin demokratik të shoqërisë kosovare.
“Prandaj sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë prioriteti kryesor i të gjitha institucioneve të Kosovës. Krijimi i një sistemi efikas dhe transparent të drejtësisë, në shërbim të qytetarëve, është elementi më i rëndësishëm i realizimit të këtij qëllimi. Ndërtimi i tij duhet të jetë thelbi i përpjekjeve tona për të ndërtuar shtet të mundësive të barabarta, ku mbizotëron ligji dhe zbatimi i tij”, theksoi Presidentja Jahjaga.
Sipas saj, të gjithë duhet të gjejnë mbështetje te ligji dhe institucionet.
Sunday, 16 October 2011 17:04