Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 14:07

Prishtinë- Atifete Jahjaga do të synojë që të shtunën mbrëma të ulë përreth një tavoline të përbashkët Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin. Dhe jo vetëm këta.

Një burim brenda Presidencës ka bërë të ditur se tryeza e përbashkët, ku do të jenë prezentë edhe përfaqësues të tjerë politikë, ka për qëllim të ndalojë protestën e “Vetëvendosjes”, të paralajmëruar për një dite më vonë. Takimit do t’i paraprijë një komunikim veç e veç që Jahjaga do të bëjë me kreun e Kuvendit dhe atë të qeverisë, si dhe me liderët e subjekteve kryesore politike. Forma e komunikimit paraprak do të mund të jetë e realizuar edhe me telefon, ka thënë ky burim.

Por, ka shprehur drojën që tani, për të mos pasur efektin që mëtohet, ngaqë konsideron se kreu i shtetit apo çfarëdo konkluzioni që mund të dalë nga takimi, vështirë se mund të bindë protestuesit të mos nisën për në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.