Prishtinë- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, si dhe popullit italian, për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro.
Vdekja e Presidentit Scalfaro, thuhet në telegram, “është një humbje e madhe për familjen e tij, për popullin e shtetit mik të Italisë, për institucionet e këtij vendi si dhe për të gjithë popujt miq të shtetit tuaj”.
“Udhëheqja dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do ta mbajnë mend Presidentin Scalfaro për kontributin dhe ndihmën e tij të pakursyeshme për Kosovën, në kohët më të vështira”, thekson Presidentja Jahjaga.
Monday, 30 January 2012 15:14