Presidetja Atifete Jahjaga,në ceremoninë e betimit të grupit të dytë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të marr pjesë në aktivitetin “Impakti i së ardhmes” i cili mbahet në Nju Jork gjatë këtij muaji në organizim të “Fondacionit Clinton”.
Si pjesë e këtij aktiviteti, ndër tjerash presidentja Jahjaga është edhe laureate e çmimit CIG ( Nisma Globale Klinton), raporton lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu.
Ai tha se ftesa ka ardhur nga Clinton Global Initiative për presidenten që prej më shume se dy muajsh dhe presidentja Jahjaga është laureate e çmimit të CIG për lidershipin e saj.
Ky aktivitet tubon rreth 1000 emra më të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.
Wednesday, 02 September 2015 11:01