Lajme Shqip Sunday, 02 June 2013 12:34

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar në samitin e shefave të shteteve të Evropës qendrore dhe juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.Ftesa nga presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviq, ka arritur në Prishtinë, njofton Presidenca e Kosovës. Vlerësohet se ftesa, përkundër faktit që Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, flet për pranimin e realitetit të ekzistimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. 

Samiti do të mbahet më 12 dhe 13 qershor gjatë të cilit Presidentja Jahjaga pritet të flasë për zgjidhjen e sfidave me të cilën ndodhet kjo pjesë e Evropës.