Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 15:43

New York – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi pritet që sot të takohen në New York me Aekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Jahjaga dhe Thaçi, pritet që të diskutojnë gjendjen aktuale në Kosovë dhe ecurinë e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Presidentja me kryeministri gjenden në New York, ku po mbahet sesioni i përvitshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. (LajmeShqip.com)